Arditi ka debatuar me Palomën për orientimin e tij seksual dhe diskutimi ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme në reality show.

Arditi i ka bërë të qartë se Paloma po bën lojë të pisët ndërsa nuk heziton të bëjë një batutë për ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Arditi: Për ta ç’dramatizuar, kushedi sa do jetë bërë radha në Instagramin tim dhe nuk e di a do i përballoj dot gocat kur të dal. E kam bërë të qartë që në live show dhe Palomës. Nga ajo nuk më pëlqen që kam pasur më shumë konfidenca se me cdo banor dhe një ditë të bukur ndryshon vetëm për objektivat e saj. Por më shohin sytë në 4 anët e shtëpisë, kam një intuitë që nuk më gabon, më dhembi fakti pse Paloma i bie cepave. Jam një mashkull që e mbaj veten, kurohem për veten. E kam thënë kush jam, i kam shprehur shijet e mia. Paloma u nis që në mëngjes me skenar.

Paloma: Përpos kësaj gjësë, afrimiteti që kemi pasur, kemi pasur mundësi të flasim me gjëra shumë të afërta. Duke qenë se kam qenë një nga personat që kam qenë pranë tij, e pyeta për komentin e publikut. Nuk ishte tendencioze për të nxjerrë dëshirat e Arditit. E pyeta se më bëri përshtypje përse u zgjodh ai koment.

Arditi: Ishte tre ditë diskutim. Paloma ishte programuar dhe po luan një lojë të pisët që po humbet veten dhe karakterin që kam vlerësuar. Po bën dinamika.

Paloma: I ke përdorur dinamikat si ke dashur.

Arditi: Mund të më kishte thënë të mos e vazhdoje më? Sot kishte të bënte me afrimitetin shoqëror.

FOTO GALERI
4/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA