Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 616 raste të reja me Covid-19 dhe nuk kanë mundur të fitojnë dot betejën me virusin vdekjeprurës 12 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 6289 pacientë aktivë me COVID19.

Janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë, në këto bashki:

220 në Tiranë, 53 në Fier, 31 në Lushje, 25 në Durrës, 23 në Elbasan, 20 në Berat, 19 në Shkodër, 17 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Pogradec, 13 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Krujë, Patos, 10 në Sarandë, 9 në Lezhë, nga 8 qytetarë Kukës, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Korçë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Tropojë, Devoll, 5 në Kuçovë, nga 4 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Dimal, Libohovë, Himarë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Tepelenë, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cerrik, Belsh, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Konispol, Roskovec, Mat, Dibër, Shijak, Has.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç.

Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 616
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3713

Testime totale 1,265,601
Raste pozitive 178,804
Raste të shëruara 169,674
Raste Aktive 6289
Humbje jete 2,841

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3076
Fier 710
Durrës 706
Shkodër 489
Elbasan 236
Berat 212
Lezhë 187
Gjirokastër 174
Kukës 162
Korçë 145
Vlorë 126
Dibër 66

Top Channel