Veliaj uron kryebashkiakun e ri të Torinos për fitoren: Të gatshëm për të rinisur bashkëpunimin mes qyteteve tona

18/10/2021 18:36

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar Lorusso Stefanon, kryebashkiakun e ri të Torinos.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj shpreh angazhimin për të rinisur bashkëpunimin mes Tiranës dhe Torinos në fusha të ndryshme.

“Urime mikut Lorusso Stefano, kryebashkiaku i ri i Torinos, për fitoren e shkëlqyer! Të gatshëm për të rinisur bashkëpunimin mes qyteteve tona”, shkruan Veliaj.

Top Channel