Të pavaksinuarit nxirren nga klasa/ Durrës, shumica e studentëve nuk kanë marrë dozën anti Covid

18/10/2021 14:45

Ashtu siç ishte paralajmëruar, të gjithë studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit janë rikthyer në auditore, por më pas ata i janë nënshtruar procesit të verifikimit të kryerjes së vaksinës.

Të pavaksinuarve u është kërkuar të dalin nga auditorët dhe të kthehen në to pas kryerjes së vaksinës.

Paraprakisht, rezulton se një pjesë e madhe e studentëve është e pavaksinuar, ndërkohë qendra e vaksinimit e ngritur pranë kampusit universitar do të vazhdojë të qëndrojë e hapur edhe gjatë kësaj jave.

Top Channel