Ndryshojnë gjithë drejtuesit e policisë/ Gledis Nano firmos ndryshimin e 18 drejtuesve të policisë në qytetet kryesore

18/10/2021 16:13

Në të tretën javë si numri një i policisë së shtetit Gledis Nano ka hedhur firmën në riorganizimin e drejtimit të policisë në qarqe dhe disa drejtori të rëndësishme.

18 drejtori vendore, përfshi ato të kufirit dhe migracionit prej sot do të kenë drejtues të rinj. Rendi dhe siguria në Tiranë qarku më i madh në vend i është besuar Lorenc Pandanikës i cili zë vendin e Rebani Jaupajt. Ky i fundit do të drejtojë departamentin e sigurisë publike në Policinë e Shtetit.

Elbasani një prej qarqeve problematik do të drejtohet nga Ardian Cipa një officer karriere në policinë e shtetit.Neritan Nallkanit i është besuar drejtimi bluve të Durrësit ndërsa Xhovalin Loka me detyrë aktualisht drejtor i policisë Elbasand do të drejtojë policinë e Korcës.Shkodra një tjetër qartë problematik nga sot do të drejtohet prej Hambi Fiorës.

Ndërkohë Alban Dautaj do të jetë pasardhësi Gledi Nanos në drejtimin e Drejtorisë së Antiterrorit.

Drejtori I përgjithshëm i policisë së shtetit paralajmëroi të tjera lëvizje.

Sinkron Gledis Nano-Lëvizjet e mësipërme i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor. Ndërkohë jemi në procesin e përmirësimit të akteve normative që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit, aplikimit të sistemit të ri të vlerësimit të performancës, si një instrument kyç për të përmirësuar besueshmërinë dhe transparencën gjatë ecurisë në karrierë të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe të studimit për riorganizimin e përgjithshëm të strukturës së Policisë së Shtetit.

DREJTUESIT E RINJ TË POLICISË NË QARQE

Lorenc Pandanika Drejtor Drejtoria vendore Tiranë
Hamdi Fiora Drejtor Drejtoria vendore Shkodër
Gentian Berberi Drejtor Drejtoria vendore Vlorë
Ardian Çipa Drejtor Drejtoria vendore Elbasan
Alfred Çepe Drejtor Drejtoria vendore Fier
Gjovalin Loka Drejtor Drejtoria vendore Korçë
Bledar Çeliku Drejtor Drejtoria vendore Gjirokastër
Neritan Allbati Drejtor Drejtoria vendore Durrës
Edmond Sulaj Drejtor Drejtoria vendore Kukës

Oltion Bistri Drejtor Drejtoria vendore Lezhë
Skënder Hitaj Drejtor Drejtoria vendore Dibër
Sajmir Boshnjaku Drejtor Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Tiranë
Fatmir Hoxha Drejtor Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Sokol Cana Drejtor Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
Arben Joca Drejtor Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Shkodër
Lorenc Shehu Drejtor Qendra e Mbyllur e të Huajve Karreç
Alban Dautaj Drejtor Drejtoria e Antiterrorit
Rebani Jaupi Drejtor Departamenti Sigurisë Publike

Top Channel