Është përkujtuar sot në Lushnjë 77 vjetori i çlirimit të qytetit.

Përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror vendosën kurora me lule në memorialin e dëshmorëve.

I pranishëm ka qenë dhe udhëheqësi politik i qarkut Fier, Taulant Balla.

Ne fjalën e tij, Balla u shpreh se Lushnja ka pasur një kontribut të çmuar në luftën nacional çlirimtare.

“Jemi krenar që jemi sot në këtë 77 vjetor dhe për t’i kërkuar brezave të rinj për ta vazhduar më tej ketë qasje ndaj luftës nacional antifashiste. Lufta nacional çlirimtare nuk duhet të bëhet pis kurrë, përkundrazi nuk duhet ngatërruar me atë qe ka pasuar pas vitit 1944”.

Top Channel