Lezhë/ Tërmeti e “dëbon” nga shtëpia, brenda një viti banesën ia dëmtuan tre tërmete

18/10/2021 15:25

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ende të dukshme në qytetin e Lezhës, që mbrëmjen e djeshme u prek nga një tjetër tërmet i shkallës Rihter 5 ballë.

Për Shaqe Lekajn është tërmeti i tretë brenda një viti, ku nga frika e shembjes së shtëpisë, ajo  e ka kaluar natën jashtë pasi prej 2 vitesh është shpallur e pabanuar.

Frika nga tërmeti  ka bërë që sot ajo të largojë ato pak mobilje nga shtëpia për t’u zhvendosur pranë motrës së saj. Shaqe apelon për ndihme që t’i ndërtohet sa më shpejt shtëpia, pasi çdo ditë jeton me frikën se gërmadhat do ta zënë brenda.

Top Channel