Një 29-vjeçar është arrestuar në Mërtish të Divjakës, pasi ka kundërshtuar me dhunë një polic.

Për të riun e identifikuar si J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, materialet i kaluan Prokurorisë.

Fier

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ç., 23 vjeç, banues në Fier pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Skoda” pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel