Një shtetas italian, i cili po udhëtonte me një fuoristradë të tipit “Toyota” nga Currilat në drejtim të rrugës “Taulantia” në Durrës, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dëmtuar disa automjete që ishin parkuar në krah të rrugës.

Burimet nga policia thanë se shkak i këtij aksidenti mendohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ku në afërsi të një kthese, automjeti ka dalë jashtë rruge. Për pasojë, “Toyota” është përplasur me 6-7 mjete të tjera që ishin parkuar dhe, që sipas policisë, kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mësohet se pas aksidentit, drejtuesi i mjetit nën panik, ka braktisur makinën dhe është larguar me vrap nga vendngjarja, duke ikur nga pjesa e shëtitores bregdetare.

Policia po heton mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Top Channel