Fillimi i vitit të ri akademik/ Kryetarja e Kuvendit uron studentët, pedagogët dhe prindërit

18/10/2021 09:12

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka uruar sot studentët, pedagogët dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

“Të dashur studentë, pedagogë e prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Krahas përpjekjeve për dijen, do na duhet të përballojmë edhe betejën për mbrojtjen e jetës. Por unë kam besim se, me ndihmën dhe përkushtimin e pedagogëve, me mbështetjen e pakursyer të prindërve dhe të gjithëve ne, ju, të dashur studentë, do t’ia dilni dhe do t’i fitoni të dyja këto beteja! Ndiqni këshillat e mjekëve dhe vaksinohuni, që ta keni më të lehtë. Jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë! Një vit të mbarë!”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Top Channel