Durrës/ Ruanin drogën në shtëpinë e vjetër, arrestohet 22-vjeçari, në kërkim pronari

18/10/2021 09:19
Foto ilustruese

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim në Durrës nën dyshimin e tregtimit të lëndëve narkotike.

Pranë kësaj shtëpie, efektivët kanë gjetur  shtetasin me iniciale S. D., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas ka tentuar të largohet me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim.

45-vjeçari me iniciale B. M. u shpall në kërkim, ndërsa u arrestua 22-vjeçari S.D. Gjithashtu u procedua 15-vjeçari E. M.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, organizuan punën duke ushtruar kontroll të befasishëm brenda dhe jashtë banesës së shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili në momentin e kontrollit nuk ndodhej në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të vjetër ngjitur me banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel