Atë e bir plagosën një person, Gjykata lë në fuqi masën ‘arrest me burg’

18/10/2021 17:41

Një konflikt për motive të dobëta mes tre personave çoi në plagosjen e njërit prej tyre dhe arrestimin e dy të tjerëve, shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç.

Këta dy të fundit (atë e bir) për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin goditën me thikë shtetasin E.K. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Haxhi Hysen Dalliu’ në kryeqytet, më datë 05.04.2021.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimi, për shtetasin S.B, i cili është nën hetim pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim.

Lidhur me këtë çështje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi rrëzimin e kërkesës të personit nën hetim dhe la në fuqi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Top Channel