Asnjë komunë për Vetëvendosjen në raundin e parë/ Bushati: Luks për Kosovën që të kemi qeverisje 8 mujore pa asnjë skandal korruptiv

18/10/2021 21:35

Në emisionin “Open” po flitet për rënien e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale pasi nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë. Analisti Andi Bushati tha se përtej rezultatit, është luks që Kosova të ketë qeverisje 8 mujore dhe të mos ketë asnjë kritikë për korrupsion.

Ndërsa analisti Nurellari përmendi punësimet e familjarëve të politikanëve si mënyrë për të kapur shtetin, pavarësisht se nuk ka skandal për abuzim korruptiv.

Bushati: Sot Kosova është në vaksinime para Shqipërisë. Nuk e di se sa është raporti pandemi-votë.

Nurellari: Erdhi një sasi shumë e madhe prej Covax.

Bushati: Koha e shkurtër është miradministrim. Nëse në një kohë të shkurtër ka kaluar numrin e vaksinimeve që ka kryer Shqipëria, do të tregojë se e ka miradministruar.

Nurellari: Kurti u kujdes që të linte vaksinat për në fund. 130 mijë vaksina AstraZeneca skaduan. Duhej ndërhyrje, përndryshe situata do ishte ende fatale.

Bushati: Votën e kësaj të diele po e shikojmë se si janë mirëqeverisur apo test se si ka qeverisur kabineti Kurti? Nëse e shohim me këtë të dytën mbetemi ende partia e parë në Kosovë. Nëse humbet Prizrenin, padyshim që është humbje por po e shohim si votë për mënyrën se si ka qeverisur Albin Kurti? Unë mendoj që është luks për Kosovën që të kemi qeverisje 8 mujore pa asnjë skandal korruptiv. Unë akoma, edhe nga kritikët më të ashpër në shtyp, nuk e kam dëgjuar apo lexuar kritikën e parë për korrupsion. Kjo në Ballkan është shumë.

Nurellari: Është e vërtetë që nuk ka ndonjë skandal, por ka raste të panumërta të familjarëve që janë të punësuar me procedura të parregullta por ka përpjekje për ta kapur shtetin nëpërmjet militantëve.

Top Channel