Dy automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Rrile.

Automjeti tip benz është përplasur me automjetin tip ford, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e rrethanave.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata trafiku në këtë aks rrugor.

Top Channel