I dënuar për drogë! 30-vjeçari nga Lezha dilte nga shtëpia, përfundon në burg

17/10/2021 18:30

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pas theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Policia vuri nën pranga shtetasin M.V., 30 vjeç, banues në Shkodër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 30-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Shkodër, pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë. Pas kontrolleve të shumta, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë është gjetur dhe arrestuar shtetasin M.V., i cili ishte në lëvizje, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA