Tre gjarpërinj të nevrikosur qëndrojnë të ngrehur në pemë … por jo gjithçka është siç duket në foto

16/10/2021 20:40

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur të çuditur nga një foto ku duket se tre gjarpërinj të nevrikosur qëndrojnë gati për të sulmuar në një degë peme.

Imazhet e shpërndara në rrjet tërhoqën shpejt shumë interes – para se përdoruesit të kuptonin vërtet se për çfarë ishte fjala.

Siç rezultoi më pas, treshja e “gjarpërinjve” ishte në fakt një iluzion optik i krijuar nga motivet unike ne krahet e një fluture. Insekti me anë të gjenetikës së tij krijon pamjen genjyese për të trembur predatorët e mundshëm.

Flutura Attacus Atlas, ose shkurt Atlas Moth, është një nga inseket më të mëdha të planetit.

Hapja e krahëve të saj arrin deri në 27 centimetra dhe përveç fluturimit përdoret dhe si një “mekanizëm mbrojtjeje”.

Postuesi i fotos në rrjetet sociale, i njohur vetmë si Rob, shpjegonte: “Attacus Atlas është një nga fluturat më të mëdha të botës dhe jeton vetëm dy javë. Ajo ka një objektiv të vetëm në moshën e saj të pjekur; të lëshojë vezët dhe t’i mbrojë ato deri sa të lindin, duke u maskuar si gjarpër”.

Por megjithë rrëfimin mahnitës të studiuesit, shumë përdorues insistonin se në foto duhet të ketë të paktën një gjarpër.

Një prej tyre tha: “Pa e afruar pamjen dhe duke lexuar, mendova se me siguri kishte të bënte me shpëtimin e një fluture nga gjarpri.

“Maskimi është i përkryer.”

Një tjetër shkurante: “Si ka mundësi që ajo nuk është gjarpër? Nëse është kështu, kjo flutur do të jetonte më gjatë pasi kushdo që e shikon do ta godiste me fshesë nga frika”.

Sipas National History Museum, kur flutura ndjehet e kërcënuar, ajo “bie në dysheme dhe nis të rrahë ngadalë krahët e saj duke krijuar pamjen e iluzionit të kokës së gjarprit” për të trembur predatorët.

Ato gjenden në Filipine dhe në pjesë ë tjera të Azisë, por pikasjet janë të rralla.

FOTO GALERI
2/5
Siç rezultoi më pas, treshja e "gjarpërinjve" ishte në fakt një iluzion optik i krijuar nga motivet unike ne krahet e një fluture

Top Channel