Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat
Marina ruse tha sot se dislokoi mjetet detare për të dëbuar luftanijen raketore amerikane USS Chafee, e cila sipas Moskës shkeli kufijtë detarë duke hyrë në ujëra “të mbyllura” për manovrat detare.
Krerët e marinës thanë se mjeti gjigant i flotës amerikane të Paqësorit tentoi të hynte në ujërat territoriale ruse të Lindjes së Largët, para se të devijonte kurs me afrimin e nëndetëses raketore ruse “Admiral Tributs.”
“Pas marrjes së paralajmërimit Chafee, në vend që të ndryshonte kurs për t’u larguar nga zona e mbyllur, ngriti flamurët e sinjalizimit të ngritjes së një helikopteri nga kuverta e saj, që do të thotë se nuk mund të ndryshonte kursin dhe shpejtësinë në atë moment,” shkruante ministria ruse e mbrojtjes.
“Por pasi Chafee pa vendosmërinë e ekuipazhit rus për të mos lejuar shkeljen e kufijve ndryshoi kurs në një largësi prej rreth 60 m nga nëndetësja Admiral Tributs. Veprimet e ekuipazhit të SHBA ishin një shkelje e praktikave të sigurta detare për parandalimin incidneteve detare e ajrore”, shkruante më tej Moska.
Incidenti është i ngjashëm me atë të nëntorit të shkuar kur luftanija amerikane USS John Mccain hyri në ujërat e Gjirit Peteri i Madh, sipas Moskës, dhe u paralajëmrua nga frigata raketore ruse ‘Admiral Vinogradov’, deri në ndryshimin e kursit.
Top Channel