Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi u kap me 5.4 kg kanabis sativa në banesë.
Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se posedonte lëndë narkotike dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të riut në fshatin Bashaj.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 5.4 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë të shtetasit T. M., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, banues në fshatin Bashaj, Vlorë”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike”.
Top Channel