Turqia pretendon se vendase “TURKOVAC” ka arritur të izolojë variantit shumë ngjitës të koronavirusit, “Delta”.

Prof. dr. Mustafa Çalis rektori i Universitetit Erciyes në Kayseri tha se vaksina “TURKOVAC” po ashtu është 100 për qind efektive kundër variantit britanik (Alpha), raporton TRT.net.

Çalis deklaroi se kanë filluar me studime në variantin “Delta” dhe “arritëm të izolojmë këtë variant. Jemi duke hetuar efektivitetin e vaksinës sonë ‘TURKOVAC’ kundër variantit Delta dhe vazhdojmë të punojmë në minj transgjenikë dhe serume vullnetare. Shpresojmë se këto studime do të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Presim që vaksina të jetë efektive ashtu si ndaj variantit Alfa. Ekipi ynë po punon me shpejtësi dhe brenda një muaji do të jemi në gjendje të tregojmë efektin e ‘TURKOVAC’ në variantin Delta”.

Sipas, Prof. dr. Mustafa Çalis, studimet e fazës 3 po vazhdojnë në vaksinën TURKOVAC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA