Banorët e ‘’Big Brother Vip’’ kanë rreth dy javë të izoluar dhe të shkeputur nga aktivitetet dhe kontaktet e tyre të përditshme.

Një sfidë e madhe për ta është edhe komunikimi me familjarët e tyre, gjë që sa vjen dhe bëhet më e vështirë.

Mallin për fëmijët, bashkëshortët apo familjarët ata mundohen ta shprehin nga forma nga më të ndryshmet.

Sot ka qenë një ditë e shënuar për personin më të shtrenjtë të njërit prej banorëve të shtëpisë, balerinit Ilir Shaqiri.

Vajza e tij, Emily, sot ka ditëlindjen dhe për t’i treguar dashurinë, Iliri u ngrit herët në mëngjes dhe me mjetet rrethanore si çarçafët, peshqirë, karamele dhe ushqime të tjera arriti të shkruante në tokë emrin e saj.

Pasi evidentuan këtë surprizë buzë pishinës, banorët nxituan për të uruar Ilirin në këtë ditë të rëndësishme për të.

Top Channel