Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë së Fierit pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.

Policia arrestoi shtetasit: K. B., 23 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

M. G., 27 vjeç, banues në Portëz, Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” të cilin ky shtetas drejtonte, Forca e Posaçme “Shqiponja” gjeti një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel