Maliq/ Tentuan të kalonin lumin me makinë, bllokohen 4 turistë hungarezë (Pamjet)

15/10/2021 13:26

Katër turistë hungarezë janë bllokuar në mes të lumit në afërsi të fshatit Plovisht pasi tentuan ta kalojnë me makinë.

Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin me makinë por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda.

Në total ishin 4 makina me 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra dhe rrezikuan jetën.

Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, ku bashkë me zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe me kavo kanë bërë të mundur sigurimin e makinës që të mos e merrte rryma e lumit. Dhe zjarrfikësit janë futur në lumë duke i shpëtuar.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA