Mëngjesi për Fifin nuk ka nisur dhe aq mirë për shkak të një ëndrre që kishte parë gjatë natës.

Këngëtarja u zgjua e shqetësuar dhe e mërzitur pasi në ëndërr kishte parë prindërit e saj të cilët kishin nevoja financiare dhe kërkonin ndihmën e Fifit.

Pas zgjimit Fifi ndodhej në shoqërinë e Beniadës, së cilës mes lotësh i tha se prindërit janë pika e dobët e saj.

‘’Janë pika ime e dobët, nuk i ndaj dot. Uroj të jenë mirë’’,- tha Fifi.

Më tej këngëtarja shtoi se i është shumë falenderuese atyre për gjithë sakrificat që i është dashur të bëjnë.

‘’Kur jemi kthyer nga Gjermania nuk kemi pasur lekë të blinim bukë. Nuk kishim as shtëpi dhe kanë vuajtur shumë vetëm që të na shihnin neve mirë. Kam dhënë shpirtin për t’i ndihmuar ata”,- shtoi ajo.

 

Top Channel