Xhorxh Bouling një shitës policash sigurimi bën një jetë të mërzitshme me familjen e tij në periferinë pa ndonjë histori të Londrës.

Është viti 1938; gazetat shkruajnë se Anglia do të jetë përsëri në luftë deri në vitin 1941. Dhe ai është një njeri që ka frikë.

Papritur një poster i një gazete vendosur diku në mur e kthen atë pas në kohë; në kujtimet e tij, veçanërisht, të një fëmijërie të hershme në Lower Binfield, fshati në të cilin ai u rrit. Ky lloj emocioni prej kujtimeve i jep siguri se gjërat janë mirë.

Përfshihet në një botë që tashmë është pothuajse e humbur: një botë që ende nuk sundohet nga frika e luftës dhe nuk është dëmtuar nga pasojat e saj. Lexon ndër të tjera edhe për martesën e mbretit Zog, diku larg, atje nëpër botë.

Ishte pikërisht pankarta e shtypit të ditës e cila njoftonte dasmën e mbretit shqiptar, ajo që e zhyti personazhin e Orwellit në mendime të thella për kapitalizmin e egër dhe banalitetin e shoqërisë së shtresës së mesme. Ai kërkon të shpëtojë nga të gjitha këto, duke u kthyer pas në kohë, te një vend ku ishte gjithmonë verë dhe ku dilte për peshk sepse peshkimi është e kundërta e luftës; një botë ku nuk kishte Hitler. Por a do t’ia dalë?

Detaje për librin
Titulli i librit : Dalje për ajër
Autor: George Orwell
Viti i botimit: 2021
Shtëpia e Botimit: Shtëpia e Librit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA