Konkurentët e përzgjedhur brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ janë tepër të suksesshëm në jetën publike dhe në profesionet e tyre specifike.

Me njëri-tjetrin, ata shpesh herë diskutojnë lidhur me prapaskena të shumta që kanë kaluar përgjatë karrierës së tyre.

Teksa u pyet nga banorët e tjerë, Fifi nisi të tregojë mënyrat se si mund të grumbullosh të ardhura ndërsa je këngëtare.

Në bisedë e sipër, duke diskutuar çdo ‘’të fshehtë’’ të botës së artit, Fifi pranon se në karrierën e saj ka ndodhur edhe që t’i vidhet një produksion muzikor.

‘’Më kanë vjedhur një këngë, dhe është shumëë shëmtuar. Nëse personi nuk do të kishte të ardhura do ja jepja falas vetë, por ja që zgjodhi ta vidhte’’,- tha ajo.

 

Top Channel