Trupi i pajetë i një 71-vjeçarje është gjetur të mërkurën në mëngjes nga disa banorë në zonën e Petroliferës në Vlorë.
Burimet nga policia thanë se shtetasja me inicialet N.M., e cila vuante nga skleroza, ishte larguar prej tre ditësh nga banesa.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar.
Informacion shtesë;
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë mbi gjetjen e një trupi të pajetë në afërsi të molit të Petroliferës, u bë e mundur identifikimi e shtetases N. M, 71 vjeç, e cila ishte larguar nga banesa me datë 09.10.2021 dhe vuante nga skleroze.
Vijon puna për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel