Kriza energjetike/ PD: Rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh bie në kurriz të qytetarëve

13/10/2021 17:21

Partia Demokratike vazhdon ta konsiderojë krizën energjetike në vend si një krizë korrupsioni, e cila i ka themelet e saj në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSHEE.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu tha se do të jetë e pashmangshme nëse Qeveria do të vendosë për një rritje çmimi të energjisë elektrike për biznesin e madh dhe t’mos preket qytetari shqiptar.

Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do të ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh”, tha deputeti demokrat.

Sipas tij, njerëzit, qytetarët dhe konsumatorët blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst, xhepi i çdo shqiptari, do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme.

Ai shprehet se kriza energjetike në vend buron edhe nga punësimi në administratën publike dhe në OSHEE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve.

Agalliu thotë se vendi ynë nuk ka një investim real në sektorin e energjisë.

Kriza nuk vjen nga rritja e çmimit të tregjeve ndërkombëtare. Kriza i ka themelet pikërisht në abuzimet dhe në korrupsionin që kjo qeveri bën”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA