Tetori është muaji i ndërgjegjësimit lidhur me egzaminimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Gjatë kësaj jave kësaj fushate ju bashkuan edhe banorët e ‘’Big Brother VIP’’ të cilët përveç thirrjeve motivuese për vajzat dhe gratë ndanë me publikun dhe njëri-tjetrin edhe histori personale të lidhura me këtë patalogji.

Ata kanë kujtuar mes lotësh të afërm, miq, familjarë të cilët i kanë humbur apo kanë luftuar përballë kësaj sëmundjeje.

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme, moderatorja Arbana Osmani i risolli në vëmendje këto histori dhe falenderoi banorët që ju bashkuan kauzës dhe që ndanë me publikun historitë e tyre tronditëse.

 

Top Channel