Dy qytetarë janë plagosur pasi u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin në lagjen “24 Maji”në Vlorë.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të Jetnor Hoxhës dhe Kujtim Saliajt që degradoi në përdorimin e thikave.

Sipas informacioneve, ata ndodhen në spitalin e Vlorës.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç  të dy banues në Vlorë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA