Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit po bëhet çdo ditë e më shumë më e afërt duke i lënë kështu hapësirë dyshimit se ata janë në fillimet e një historie dashurie.

Këtë marrëdhënie mes tyre e kanë komentuar edhe banorët e shtëpisë të cilët nuk janë kursyer për të dhënë edhe këshilla se si ky raport mund të bëhët edhe më i ngushtë në të ardhmen.

Këtë mbasdite ishte Semi ajo që duke diskutuar me Granitin dhe Fifit i drejtohet kësaj të fundit duke i thënë: Me aq sa të njoh, e kuptoj që ti e pëlqen.

Biseda është mbizotëruar nga batuta por mbase këto mund të jenë vërtet shkëndijat e një dashurie që do të nisë brenda shtëpisë së ‘’Big Brother VIP’’.

Top Channel