Shumica prej banorëve të “Big Brother Vip” po përgatiten për spektaklin e mbrëmjes teksa Fifi shfaq disa skena xhelozie për Granitin.

Gjatë kohës që ndodheshin në oborr, Fifi nëpërmjet batutave i thotë Monikës se Graniti duhet të shkojë të vishet pasi nuk mund të pranojë që ta shikojnë të gjitha banoret e shtëpisë.

’Shko vishu, të gjitha gratë të të shohin ty…e mjera unë’’,- tha ajo.

Kjo deklaratë është shoqëruar nga të tre me shumë të qeshura dhe humor.

Dy të rinjtë nga Kosova janë komentuar tepër nga konkurentët aty brenda por edhe nga publiku për afrimitetin e treguar ndaj njëri-tjetrit.

Të dy janë filmuar nga kamerat e “Vëllait të Madh” teksa flenë të kapur përdore, apo i dërgojnë sinjale të ndryshme njëri-tjetrit.

 

Top Channel