Spektakli i kësaj të marte mbrëma ka nisur me përlasje mes Arditit dhe shumicës së banorëve të tjerë të ‘’Big Brother Vip’’.

Mjaftoi një klip i transmetuar nga ‘’Vëllai i Madh” dhe  diskutimi u ‘’ndez’’ mes konkurentëve.

Arditi u shpreh se e ka ndjerë çdo moment faktin se banorët e tjerë komentojnë për të dhe gjithçka që ai bën në shtëpi.

Ndërkohë me këtë koment nuk janë dakort konkurentët e tjerë të cilët e akuzuan Arditin se po kërkon vëmendje dhe se ndërhynë të dijë çdo gjë që ndodh në shtëpi.

”Kërkon vëmendje, ne jemi diskutuar dhe Arditi vjen dhe kërkon të dijë me insistim çdo gjë”,- tha Monika.

Të njëjtin argument e mbështeti edhe Iliri.

 

Top Channel