Kallamari gjigant më i madh se një njeri, surprizon grupin e studiuesve të thellësive të mëdha (fotot)

12/10/2021 21:39

Kallamarët janë disa nga gjallesat më misterioze të oqeaneve, prandaj dhe kur i dalin dikujt padashje në kamera bëhen diçka për t’u mbajtur mend.

Kjo u ndodhi dhe disa studiuesve që po eksploronin thellësitë e Deti të Kuq në fillim të vitit.

Ata jo vetëm që e gjetën rrënojën e anijes së mbytur që po kërkonin, por filmimet e tyre u zbukuruan dhe nga një kallamar rreth 2 metra i gjatë që u kthye në protagonist të aventurës së tyre.

Teksa studiuesit eksploronin rrënojët e anijes ‘Pella’, e fundosur në nëntor 2011, krijesa misterioze gjigante erdhi t’u bënte shoqëri.

Megjithse bëhen gati një vit nga filmimet vetëm muajin e kaluar krijesa u identifikua si “kallamari fluturues kurriz-purpurt”.

Por shumica e kësaj specieje rriten deri në 60 cm të gjatë, kurse gjallesa e regjistruar ishte me masë sa një njeri.

Për fat të keq ai nuk ishte një nga kallamarët gjigantë të mitologjisë, që mund të rriten deri në 20 metra gjatësi, por gjithsesi zbulimi ishte impresionues.

Mattie Rodrigue drejtonte grupin e biologëve kameramanëve e regjizorëve që u zhytën rreth 1000 metra nën sipërfaqen e detit të Kuq.

Pjesë e pajisjeve të tyre ishte dhe një mjet zhytës i telekomanduar ROV që mund të zhytet deri në 7000 metra thellësi.

“Këta kallamarë mund të bëhen vërtet të mëdhenj. Kjo që po shikojmë këtu është një formë gjigante e Sthenoteuthis.”

Vecchione tha se masa e flatrave në krahasim me trupin e tij tregon se nuk është një kallmar gjigant.

Kallamarët kurriz-purpurt janë të shkurtër e të gjerë duke formuar një formë të ngjashme me shigjetën, kur se kallamarët gjigandë janë muskulozë.

FOTO GALERI
1/4
Kallamarët janë disa nga gjallesat më misterioze të oqeaneve

Top Channel