Aktori amerikan George Clooney tha se nuk po mendon për një karrierë politike pasi dëshiron të “ketë një jetë të bukur”.

Në një intervistë për BBC, aktori foli për presidentin Joe Biden, paraardhësin e tij Donald Trump dhe ambiciet në karrierë. I pyetur nëse do të përfshihej në politikë, 60-vjeçari tha: “Jo, sepse në fakt do të doja të kisha një jetë të bukur”.

“Unë mbusha 60 vjeç këtë vit, fola me gruan time dhe thashë që ne duhet t’i konsiderojmë vitet gjashtëdhjetë si vite paqësore. Nëse jemi të shëndetshëm, çfarë jemi … Unë jam 60 vjeç dhe ende mund të luaj basketboll dhe të bëj gjërat që dua. Por pas 20 vjetësh unë do të mbush 80 vjeç dhe ky është një numër domethënës.

Pavarësisht se sa ushtroni, çfarë hani, ju jeni 80-vjeç dhe kjo është arsyeja pse thashë që ne duhet të jemi të sigurt se këtë vit do të kënaqemi dhe jetoni në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha Clooney.

Top Channel