Analisti Frrok Çupi të martën është shprehur se Partia Demokratike nuk e ka të gjatë si një forcë politike, pasi ka prodhuar një histori të keqe ekonomike, sociale dhe luftërash në vendin tonë.

Një deklaratë të tillë, Çupi e bëri në emisionin “Top Talk” në Top Channel, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

Ai theksoi se në 30 vite demokraci, PD ka prodhuar më shumë luftëra se sa vetë pushtimi otoman në 500 vite.

Sipas tij, nëse nuk bie shteti shqiptar, Berisha do ta ketë të pamundur të mos shkojë në burg.

O bie shteti shqiptar ose Berisha është brenda flluskës dhe do të shkojë një ditë në një vend që nuk quhet flluskë”, tha ai.

Për analistin nuk ekziston më një Parti Demokratike, pasi parti të ngjashme nga vendet e tjera të botës lindore u larguan vullnetarisht nga pushteti.

Sipas tij, nëse opozita është një gjë e pandryshueshme, ajo nuk quhet më opozitë.

“PD praktikisht nuk ka. PD-të e tjera të botës lindore vullnetarisht thanë tani po largohemi nga pushteti. Nëse opozita është një gjë e pandryshueshme nuk quhet opozitë. PD është një atavizëm që realisht ka prodhuar një histori të keqe, tërmetesh ekonomike, tërmetesh sociale, luftërash në vendin tonë. Kemi pasur luftëra më shumë në 30 vitet e PD-së se sa në 500 vite nga pushteti otoman”, u shpreh Çupi.

Ai e konsideroi kreun demokrat një kalimtar që nëse partia do të mbetej në drejtim të tij, ajo do të shkonte deri tek shpëtimi prej Berishës, por jo më shumë se kaq.

Veprën e nesërme nuk e di, Basha është një kalimtar, një tranzicionist, nëse do mbetet PD me Bashën ajo do shkojë deri në pikën që do të shpëtojë prej Berishës. Pas ndryshimit të kuajve, siç i thonë në politikë, do të jetë kali tjetër”, tha Çupi.

Top Channel