Demi Lovato thotë se termi ‘alien’ është diskiminues ndaj jashtëtokësorëve: Duhet t’i quajmë ‘ET’

12/10/2021 16:30

Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka deklaruar së fundmi se termi ‘alien’ është ofendues për jashtëtokësorët prandaj për të shmangur çdo keqkuptim, ajo thotë se duhet përdorur termi i shkurtër ‘ET’ (extra-terrestrial).

Në një intervistë të fundit me rrjetin PEDESTRIANtv, Lovato mes të tjerave thoshte:

“Mendoj se duhet të heqim dorë duke i quajtur alienë pasi ky është një term ofendues për çdo gjë, prandaj unë i thëras ata ET, është një informacioni i vogël që kam mësuar”, tha Lovato pa specifikuar se ku e kishte mësuar “informacionin e vogël”.

Dhe në fakt këngëtarja është duke promovuar një program të ri të titulluar “Unidentified with Demi Lovato” ku ajo udhëton në kërkim të UFO-ve në një serial të rrjetit ‘Peacock Original’.

Lovato duket se ka pasur sukses me idenë e saj pasi dhe kompania  Peacock, ka thënë në një deklaratë: “Sipas këshillës së Demi, ne nuk e kemi përdorur më fjalën me A (alien), pasi ajo mund të tingëllojë ofenduese, kujtdo që jua drejtoni”.

Në intervistën e fundit Demi u pyet se cilat ishin idetë e saj për jetën e mundshme jashtëtokësore, për të cilat gruaja u përgjigj: “Mendoj se ata janë qenie paqësore, por nuk e di me siguri. Kam një besim në kokë se ata mund të kalojnë në dimensione të ndryshme. Ka një nivel ndërgjegjësimi që kalon çdo gjë që kemi njohur ne këtu në tokë”.

Prezantuesi më pak e ngacmoi atë duke e pyetur si do të ndjehej për një mërrëdhënie intime me alienët, së cilës Demi pas disa hezitimeve, iu përgjigj pozitivisht.

FOTO GALERI
2/5
Ajo është duke promovuar një program të ri të titulluar “Unidentified with Demi Lovato” ku ajo udhëton në kërkim të UFO-ve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA