Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar

11/10/2021 17:36

Lufta kundër krimit të organizuar ishte pjesë e diskutimeve që zhvilloi sot në Tiranë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar Wendy Morton.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çuçi shkruan se me Morton ra dakord për rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit.

Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë. Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”, shkruan ministri i Brendshëm.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA