Përse fansat mendojnë se Selena Gomez dhe Chris Evans mund të kenë nisur një lidhje dashurie?

10/10/2021 22:51

Në mediet sociale po përflitet prej ditësh se Chris Evans dhe Selena Gomez mund të jenë në një lidhje dashurie, në bazë të disa hetimeve që kanë bërë fansat e tyre.

Dhe lidhur këtë më poshtë ua sjellim disa detaje se çfarë saktësisht zbuluan admiruesit e dyshes së famshme.

Më 24 shtator u raportua në disa llogari të fansave në Twitter se Chris filloi ta ndiqte Selenën në Instagram. Disa ditë më vonë, më 1 tetor, këngëtarja dhe aktori u panë duke lënë të njëjtën studio në Los Angeles.

Madje janë publikuar edhe disa fotografi të dyshes ku thuhet se po largohen nga i njëjti restorant në një rast të veçantë.

Ylli amerikan e ka vënë syrin te aktori për një kohë të gjatë dhe më parë e kishte pranuar se ka një simpati për të.

“Unë jam disi e dhënë pas Chris Evans. A nuk është i lezetshëm? Ai është shumë i lezetshëm”, tha Selena në Watch What Happens Live në vitin 2015.

Prezantuesi Andy Cohen përmendi se vëllai i Chris, Scott Evans, ishte banakier në atë emision një javë më parë.

Selena u përgjigj: “Me të vërtetë? Javen e shkuar? Ndoshta ishte e shkruar të ishte”.

Kujtojmë që lidhja më e gjatë e Gomez ishte ajo me muzikantin Justin Bieber. /Telegrafi/

Top Channel