
Prova javore ka nisur edhe këtë të diel dhe dyshja e parë që e realizon janë Iliri dhe Arjola.
Ata gjithashtu duhet të përzgjedhin rastësisht disa pyetje për njëri-tjetrin për të përmbushur sfidën e vendosur nga ‘’Vëllai i Madh”.
Pyetjen e parë ishte për Arjolën e cila do duhej të fliste për kriteret e mashkullit të saj ideal.
Ajo përzgjodhi si kriterin më të rëndësishëm për të sinqeritetin, çiltërsinë dhe karakterin e fortë.
Gjatë bisedës ajo shtoi se në jetën e saj nuk mendon se ka njohur mashkullin që mund t’i plotësojë këto kritere.
‘’Dua një mashkull që mos të më mos më dojë vetëm seksualisht por edhe shpirtërisht’’, u shpreh ajo.
Iliri nga ana tjetër reagoi duke thënë se Arjolën e shikon me një mburojë të hekurt që nuk i lejon djemtë të depërtojnë përtej saj.
‘’Mendoj se meshkujt kanë frikë prej meje dhe këtë e kuptoj çdo ditë e më shumë’’, shtoi ajo.
Top Channel