Prova javore e formuluar si një komunikim pyetje-përgjigje i ka shkaktuar banorëve emocione të forta pasi ata kanë kujtuar ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre.

Sfidën po e realizon edhe Iliri dhe Arjola, teksa kjo e fundit duhet të tregonte arsyet që e bëjnë të përlotet.

Kjo kërkesë i “rizgjoi” Arjolës drama të rëndësishme të jetës së saj siç ishte tradhtia nga partneri, të qenit një nënë beqare dhe heqja dorë e vetes për tu kujdesur për fëmijët.

’Shikoja kolegët e mi në skenën e teatrit dhe i thosha vetes pse nuk jam edhe unë aty me ta. E shikoja veten thjesht si një amvisë që rrit fëmijët dhe kaq’’, tha Arjola.

Aktorja tregoi se është detyruar të heqë dorë nga ëndrrat e saj për t’ju përkushtuar fëmijëve por nuk është penduar aspak për këtë aspekt.

‘’Kam shijuar fëmijërinë e tyre. Kam qenë aty në vitet më të rëndësishme për ta’’,- shtoi ajo.

Arjola pranoi faktin se të qarit e ka si një  mënyrë për të shprehur gjëra që fjalët nuk mundin dhe se për këtë arsye ajo i ka dedikuar këtij procesi edhe një tatuazh në gishtat e saj.

 

 

Top Channel