Për banorët e ‘’Big Brother Vip’’ dita sapo ka nisur dhe të gjithë janë përqendruar të zhvillojnë rutinën e tyre e mëngjesit.

Teksa ndodhen në oborr duke konsumuar kafe, Kledi dhe Arjola kanë shkëmbyer edhe disa batuta mes njëri-tjetrit.

Kleidi e komplimenton Arjolën për të qeshurat dhe pozitivitetin që i ka dhuruar shtëpisë dhe i shpreh se këtë energji ja transmeton edhe banorëve të tjerë.

Arjola këtij komplimenti i përgjigjet duke i thënë se në përditshmërinë e saj është rrethuar gjithnjë nga njerëz me humor.

Gjatë kësaj repike nuk kanë munguar as batutat e pakursyera të Arjolës e cila tha: Boll kam qarë, më lini të qesh ju lutem.

Top Channel