Vepra e Edi Hilës në Artkand/ Prezantohet edhe pikturat e Lumturi Blloshmit dhe Adrian Devollit

09/10/2021 19:47

Programi Artkand solli në këtë episod të 27 këtë kompozim të Edi Hilës. Një vepër e vitit ’89. Vaj, me përmasa 67×97 cm, nëpërmjet çmimit fillestar 3000 euro.

Vepra është krijuar në një kohë kur ndryshimi i madh do të ndodhte, dhe ndërthur figuracionin dhe abstraksionin.

Rreth viteve 1973–1974 Edi Hila  u shpall fajtor për ‘propagandimin e tendencave antikonformiste në lidhje me estetikën socialiste’ dhe u dënua.

Pas rënies së diktaturës, Hila u bë lektor, në Akademinë e Arteve. Ai ka shërbyer si Dekan atje që nga viti 1996. Ka marrë pjesë në ekspozita të shumta ndërkombëtare: Konkursi Kombëtar “Pranvera 72”, Konkursi Kombëtar “Onufri ’93”, Bienalja e Venecias, Muzeu Modern i Stokholmit, 1999;  Berlin, Budapest Firence, Paris, Ne NeëYork, Londëretj.

Veprat e tij janë blerë kohët e fundit nga koleksioni i Musee d’Art Moderne, Center Pompidou.

Hila mbetet duke jetuar në Tiranë ku ka zhvilluar një praktikë mbi pozicionimin e ri  të pikturës shqiptare në historinë e artit mesdhetar.

Gjithashtu në program u risoll

Lumturi Blloshmi-Natyre e qete me jargavan-Vaj ne fajazit-Permasat 33,5× 40cm-Viti 1992-Çmimi 1500€.

Adrian Devolli-pa titull-vaj në kanavacë, 87x45cm, viti 2009, 1500 euro

Vangjo Vasili-Peizazh- baj në kanavacë, 54x52cm, viti 2008, 1500 euro

Top Channel