Pastërtia dhe ushqimet kanë qenë burim debatesh përgjatë ditëve të para të izolimit të banorëve dhe duket se do vijojnë të jenë të tilla edhe për ditët në vazhdim.

 

Teksa banorët kanë përfituar vetëm 35% të buxhetit javor, ata janë mbledhur në hollin kryesor të shtëpisë për të vendosur se cilat janë produktet që do duhet të blejnë për t’i konsumar përgjatë javës në vazhdim.

Gjatë diskutimit vëmendja ka devijuar nga ushqimet tek pastrimi i shtëpisë.

Ka qenë Arjola e para që ka përmendur pastërtinë në kuzhinë dhe më pas Monika e ka mbështetur teksa këmbëngulte se dëshironte që pastrimin e këtij sektori të shtëpisë ta ndante vetëm me Ilirin, Arjolën dhe Fifin.

Këtë deklaratë të saj nuk e ka pritur mirë Arditi i cili e akuzoi Monikën se po e ofendonte.

’Nuk ke besim tek unë ti?…Po më ofendon’’, është shprehur ai.

 

Top Channel