Kjo është vetëm java e parë e izolimit brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ dhe mesa duket ‘’ujrat’’ janë trazuar ndjeshëm.

 

Banorët kanë filluar të krijojnë miqësitë e para, simpatitë, antipatitë, konfliktet, aleancat dhe mosmarrëveshje.

Përgjatë spektaklit të mbrëmshëm u duk se debatet mbi ushqimin apo pastërtinë, kryefjalat e kësaj jave, u sqaruan por ato u rindezën sërish disa orë më pas.

Paloma ka diskutuar me disa prej banorëve, duke ‘’shinjestruar’’ sërish Fifin lidhur me agresivitetin e shfaqur ndaj konkurentëve.

Teksa po bisedonte me Arditin, Paloma konstaton se është pikërisht vëmendja që banorët i japin sjelljes së Fifit ajo që po e favorizon këngëtaren përpara publikut.

’Ajo ka ofenduar thuajse të gjithë banorët dhe përsëri doli e preferuara e publikut…Pse? Sepse po i japim vëmendje’’, – u shpreh ajo.

Por Arditi nuk është personi i vetëm me të cilin Paloma ka zhvilluar këtë diskutim.

Edhe ditën e sotme ajo nuk është ‘’kuryser’’ duke komentuar Fifin edhe tek Donaldi.

Ndërsa në mëngjes ka komentuar sjelljen e Fifit së bashku me Beniadën ku kjo u fundit u shpreh se e pëlqen si artiste por jo si njeri.

 

Top Channel