Banorët janë ndarë në çifte dhe do duhet që t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje për të përmbushur kështu provën javore të caktuar nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Dyshja e parë që realizoi provën javore ishte Donaldi dhe Semi.

Gjatë bisedës me njëri-tjetrin dy të rinjtë janë përlotur teksa kanë kujtuar vështirësitë ekonomike që kanë patur gjatë fëmijërisë së tyre.

Donaldi tregoi me lot në sy se të ardhurat financiare të prindërve të tij kanë qenë minimale dhe teksa ai rritej ka qenë gjithnjë e më shumë e vështirë që ata t’i plotësonin gjërat bazike.

Donaldi rrëfeu se pasi vendosi me të vëllanë të shpërngulej në Tiranë, duhet të gjenin një punë të ndihmonin familjen por edhe të gjenin mënyrën se si të menaxhonin të shpenzonin vetëm 700 lekë në javë.

Ishte e pamundur… kur lëvizja me furgon fshehja fytyrën dhe pasi automjeti ndalonte une ikja me vrap që të ruaja ato pak lekë, nuk e pranoja dot të kthehesha sërish në vendlindje’’,- tha ai i përlotur.

Ai shtoi se është rrethuar nga njerëz të cilët nuk i kanë përkrahur dhe ndihmuar: Ne ishim në shtëpi me qira dhe pronari na nxorri jashtë sepse nuk e paguanim dot. Në mbetëm në rrugë dhe të tjerët qeshnin. E tmerrshme…

Edhe pse i prekur, Donaldi nuk nguroi të thoshte se nuk dëshiron të viktimizojë vetveten, por përkundrazi ai tregoi se ishte i qartë që mund të ketë familje që kanë vuajtur shumë më shumë sesa ai.

‘’Falë Zotit jemi mirë tani, por edhe nëse kthehet prap ajo kohë do dija ta përballoja. Mjafton të kemi shëndetin mirë’’,- shtoi ai.

 

Top Channel