Banorët janë ndarë në çifte dhe do duhet që t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje për të përmbushur kështu provën javore të caktuar nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Donaldi dhe Semi janë dy konkurentët e parë që kanë ekzekutuar këtë provë.

Gjatë këtij seksioni pyetje-përgjigje Donaldi listoi për Semin kriteret që duhet të përmbushë sipas tij femra ideale me të cilin ai mund të ketë një histori dashurie.

Kriteri që kryeson këtë ‘’listë’’ të Donaldit është sinqeriteti.

‘’Femra idela për mua duhet të jetë solare, të ketë të njëjtin sens humori me mua dhe më kryesorja e sinqertë’’, -tha Donaldi.

Top Channel