U hap televotimi ku publiku do të votojë duke shpëtuar dy banorë nga nominimi. Hapja e televotimit ka shkaktuar stres te banorët brenda shtëpisë.

Donaldi e shtroi si diskutim këtë por disa nga banorët refuzuan të përgjigjeshin. “Unë jam mes tre personazheve. Them Paloma, Elhaidi ose Sabiani do të shpëtohen nga publiku”- tha Donaldi.

“Edhe unë them se Sabiani dhe Paloma do të shpëtohen”- vijoi Sheila.

Ndërkohë Arditi refuzoi të përgjigjej për këtë çështje, mbase duke ndjerë rrezikun e skualifikimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. “Unë refuzoj të përgjigjem për këtë. Është vetëm fillimi. Sot mund të jesh në nominim por në fund arrin ta fitosh”- u shpreh Arditi duke devijuar nga diskutimi i grupit.

Top Channel