Komunikimi i Fifit me banorët është komentuar shumë nga këta të fundit të cilët shprehen të ofenduar nga ‘’gjuha agresive’’ e përdorur nga këngëtarja.

 

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm Fifi u kritikua për këtë fakt edhe nga opinionistët dhe reagoi duke i kërkuar falje banorëve, por këta të fundit duket se nuk janë mjaftuar me kaq.

Ka qenë Beniada dhe Paloma të cilat përgjatë përgatitjeve të mëngjesit kanë diskutuar mbi sjelljen e këngëtares.

Beniada i tha Palomës se për Fifin si artiste ka shumë simpati dhe pëlqyeshmëri, por e njejta gjë nuk vlen për anën humane të saj.

’Më vjen shumë keq, Fifi është një artiste shumë e mire por kritikoj njeriun. Mua më njohin si modele edhe përtej Italisë, po Fifi çfarë ka bërë?!’’,- u shpreh Beniada.

 

Top Channel