Viktor Orban fajëson ‘politikat e klimës’ të Brukselit për krizën energjetike (fotot)

08/10/2021 17:31

Kryeminsitri i Hungarisë Viktor Orban, ka thënë sot se BE duhet të heqë dorë nga politikat kundër ndryshimeve klimatike, pasi ato janë arsyeja e rritjes rekord të çmimeve të energjisë në kontinent.

Orban insistonmte në një intervistë në radio se rritja e faturave të energjisë në Evropë vjen nga “vendimet e këqija” të burokratëve të Brukselit të cilët kërkojnë të mbrojnë ekologjinë me rritjen e çmimeve të energjisë së qymyrit e gazit.

 Këto vendime duhet të tërhiqen këto janë çmime gazi që do të korrespondonin me vitin  2035. Brukseli sot nuk është zgjidhja por problemi”, tha mes te tjerash ai.

Kryeministri shtoi se situata në tregun e energjisë do të jetë e para në axhendën e samitit të ardhshëm të samitit të BE ku Budapesti, Varshava e Praga do të paraqesin një front të bashkuar dhe do të ofrojnë zgjidhjen e krizës.

Orban dënoi sërish kreun e politikave të klimës së BE, Frans Timmermans, i cili shtyn për reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serë, në një masë prej 55% deri në 2030.

Është një komisioner i quajtur Timmermans, i cili është rreziku më i madh për ne,” tha Orban.

Lideri hungarez sulmoi sërish të enjten Timmermans gjatë vizitës në Sloveni duke thënë se “llogaritë e tij janë të pasakta dhe se rezidentët e BE po paguajnë kosto shtesë, ndërsa politikat e klimës së BE, Orban i quajti të çmendura.”

Ekspertët thonë se rritja e çmimeve shtyhet nga rritja e lejeve çmimit të lejeve në “tregun e krediteve të karbonit” të bllokut.

Megjithse Rusia ka thënë se do të shtojë furnizimet e gazit në bllok, situata është e paqartë.

FOTO GALERI
3/3
Ato janë arsyeja e rritjes rekord të çmimeve të energjisë në kontinent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA