Hyrja e shkrimtarit Elhaid Cufi, ose siç njihet ndryshe “Fenomeni i Instagramit” për shkak shkrimeve të tij që janë bërë virale, shkaktoi polemika në rrjet.
Opinionisti Arbër Hajdari mbrëmjen e sotme ndërsa komentonte sjelljen e tij, të këtyre tri ditëve të para, tha se priste që Elhaidi të ishte më i zgjuar dhe aktiv.
“Kam prit të jetë më i zgjuar dhe aktiv. Flet me penë edhe pse mendoj që mirë do jetë të jetë më i gjallë brenda programit. Nuk mund të flas për zhgënjim, njerëzit që shkruajnë shpeshherë gjërat i transmetojnë shumë mirë me të shkruar, por ky program ka nevojë për më tepër gjallëri”, tha Hajdari.
Nga ana tjetër Cudi u përgjigj se ende nuk është ambientuar me kamerat, ndërsa sa i përket pjesëmarrjes në diskutime ka dhënë mendimin e tij në çdo rast.
“Është fillimi, akoma nuk jemi ambientuar me kamerat. Është një transformim nga dalja e lapsit në komunikim me njerëz. Jam munduar të jem aktiv dhe të përfshihem në diskutime. Në ato diskutime kam thënë mendimin tim”, tha Cufi.
Top Channel